Nebil Çika, gazetari dhe publicisti i njohur është ndarë nga jeta. Lajmin e bënë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale familjarët. Mesazhet e ngushëllimit për familjen për humbjen e parakohshme të 58-vjeçarit janë të shumta nga miqtë dhe kolegët. Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë Roland Bejko, shkruan se humbi mikun dhe bashkëpunëtorin më të çmuar. Ky i fundit ka treguar dhe bisedën e fundit që bëri në aplikacionin “Ëhatsapp”, me Çikën.
“Sot unë humba mikun dhe bashkëpunëtorin tim të çmuar, aktivistin dhe publicistin e talentuar, antikomunistin dhe demokratin e vendosur, Nebil Çika. Familja, humbi njeriun e saj të dashur, shoqëria, mikun e vet të mirë, ish të përndjekurit politikë të diktaturës, avokatin e zjarrtë të kauzës së tyre, publicistika shqiptare, humbi një nga penat më të spikatura të saj këto 30 vitet e fundit” shkruan ai.