Protesta kombëtare e Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione dhe përplasje, duke sjellë edhe të lënduar mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Katër persona janë ndaluar nga policia me çanta me molotov. Ka protestues por edhe efektivë policie të lënduar.
Aktivisti dhe ish-kandidati i PD-së për deputet në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, është paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore, dyshohet si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga policia.









