Enkelejd Joti është emëruar Zëvendësministër i Mbrojtjes që qeverinë Rama. Lajmi u dha paraditen e sotme ndërkohë është publikuar në fletoren zyrtare.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Enkelejdi Joti emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.
Joti ditën e sotme dha dorëheqjen si drejtor i RTSH-së post të cilin e mori 15 nëntor 2021 nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave.
Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.
Ai ka qenë edhe drejtor i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Tashmë do të jetë zv/ ministër. Lajmi pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim.