Biznesmeni shqiptar i cili jeton në Norvegji Bujar Zhuri, kur u fut në Big Brother, pasi bleu skulpturën që banorët bënë brenda shtëpisë, i tha Luizit se nëse martohet dhe e fton në dasmë, do i dhurojë një udhëtim në Polin e Veriut.
Kjo gjë është diskutuar edhe tek “Wake Up”, i cili shprehet se do e mbajë premtimin e tij deri në fund. Madje ai ka treguar se udhëtimi me traget nëpër brigjet e Norvegjisë deri afër Polit të Veriut është spektakolare. Por këtë udhëtim Luizi dhe Kiara do e shijojnë nëse ata martohen dhe e ftojnë në dasmë, ka ritheksuar biznesmeni.
“Unë i bëra Luizit në pyetje, a do martohesh? Nëse do martohet, ai ka një ftesë nga unë në Polin e Veriut. Nuk mund të them që është një muaj mjalti, por është një udhëtim në Polin e Veriut… Disa fansa të Luizit më kanë shkruar, vërtet e ftove Luizin apo ishte shaka? Jo i thash është e vërtetë” tha ai.









