Një grua dhe tre fëmijë nga Kosova që po qëndronin në Shqipëri janë paraqitur në spitalin e Kavajës për ndihmë.
Çfarë u ndodhi? Në dëshminë që ka dhënë, gruaja ka thënë se janë ndjerë keq pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë në një pishinë të brendshme. Pas vizitës janë larguar nga spitali, por hetimet vazhdojnë.
“Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme.
Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim” njofton policia.
Në tetor të vitit 2021 një familje ruse, prindërit me vajzën dhe dhëndrin u gjetën të vdekur brenda një saune në hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës.