-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dua kafe me qumësht”! Dalin përgjimet, si u çmontua grupi i kavanozit me kokainë?

Kryesoret

Autoritetet italiane kanë goditur një bandë që përbëhej nga shqiptarë dhe afrikanë të cilët shpërndanin drogë me taxi dhe motor, sikur të ishin pica.

Hetimet janë shtrirë në më shumë se dy vite dhe gjatë kohës së pandemisë që nuk ndaloi në asnjë moment.

Në fund 12 persona janë pas hekurave dhe dy të tjerë që po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre shtatë janë shqiptarë.

Por cilat ishin kodet që përdornin shqiptarët dhe afrikanët? “Më sjell 10 euro për pazarin?”. “Kam nevojë për kafe dhe qumësht” ishin disa nga kodet që janë kapur nga përgjimet.

Por banda ishte mjaft e kujdesshme, sepse në shtëpinë e tyre në momentin e arrestimit u gjetën pajisje për identifikimin e mikrocipeve GPS-ve apo përgjuesve ambientalë, për të shmangur përgjimet.

Komunikimi bëhej në “Encrochat”. Nga sekuestrimet rezultoi se droga ishte fshehur në kavanoza qelqi që dukeshin si reçel, por në të vërtetë ishte heroinë dhe kokainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit