Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Randobravë të Prizrenit ku një person ka shtënë disa herë në drejtim të vajzës së tij.
Policia e Kosovës raporton se i dyshuari N.H. 59-vjeç, pas një konflikti verbal me familjarët e tij, ka nxjerr armën e zjarrit, pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij (A.H. 31-vjeçe), shkruan Reporteri.
Djali i të dyshuarit ka arritur që me forcë t’ia marrë armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia.
I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka njoftuar policinë se ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e di a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohë është vetëdorëzuar në Prizren. Fatmirësisht asnjë person nuk u vra apo lëndua.