-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kufiri detar, si po lëviz Rama? Më shumë di Greqia se çfarë po ndodh në Tiranë

Kryesoret

Fati i bisedimeve për kufirin detar do të varet nga zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Greqi në muajin maj.

Nëse ndryshon pushteti atëherë mund të kemi një rikthim në pikën zero të bisedimeve. Por ministri i Jashtëm, Nikos Dendias është shprehur optimist. Madje ka rrëfyer për mediat greke se çfarë po bëjnë institucionet shqiptare.

“Po, ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë.

Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne. Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime” tha Dendias.

Dy palët kanë rënë dakord ta çojnë dosjen në Hagë për zgjidhje finale, por deri atëherë duhet të kalojë nëpër disa “shtigje” në Shqipëri. Qeveria ka qenë hermetike në këtë proces dhe më shumë informacion ka pala greke sesa shqiptarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit