-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lorenci komenton eksperiencën e tij në Big Brother VIP: Jam i vetmi që dola pa bërë armiq

Kryesoret

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Lorenc Hasrama.

Ai ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë rreth lojës së tij brenda BBV por edhe detaje në lidhje me karrierën dhe projektet e tij.

Si ka qenë rikthimi yt në realitet pas BB VIP?

Unë jam natyrë që nuk para dal shumë dhe nuk është se kam shumë kontakt me njerëzit dhe aty duhet të ishe me shumë njerëz. Jashtë më kanë pritur goxha mirë.

Çfarë të tha babi kur dole?

Njerëzve të dashur ja kam prerë këtë pjesën e “Big Brother”, pasi më thonë jo duhet të kishe vepruar kështu… Të gjithëve iu duket e thjeshtë kur hyjnë njerëzit aty brenda.

A të doli ndryshe nga si e mendoje “Big Brother”?

Plane s’kisha bërë kur hyra. Hyra si Lorenci. Kam qenë diskutuar për të hyrë në fillim po u futa tani. E kam shijuar, por kam pasur edhe momente emocionale të forta. Nuk e kam ndjerë ndonjëherë veten pretendent për të fituar. Unë nuk kam luajtur dhe jam i vetmi që kam dalë nga ajo shtëpi pa pasur armiq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit