-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luçiano Boçi: Do të rikthej markën “Elbasan Pazar”

Kryesoret

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Elbasan, Luçiano Boçi ka disa prioritete për qytetin që aspiron që të drejtojë. Mes tyre ai thotë se do të rikthejë markën “Elbasan Pazar”.  Turizmi tregtar, thotë Boçi është në shtëpinë e vet në Elbasan.

“Elbasan Pazar” është një frazë, e cila përtej tingullit oriental, përfaqëson në historinë e mesjetës së vonë një prej gjurmëve më perëndimore në ekonominë e Mesdheut. Në tregjet vibruese të Levantit – prej Shamit në Kajro e deri në Stamboll, prej Thrakie gjer tutje në Epir apo dhe më tej në ultësirat e gjelbra të Mbretërisë së Napolit, Elbasan Pazar nënkuptonte një treg ku çmimi ishte përcaktuar dhe nuk mund të lëvizej.

Kur tregtarët thërrisnin “Elbasan Pazar” – ata në fakt shpallnin më shumë sesa një kufi të pandryshueshëm çmimi. Ata bënin me dije seriozitetin më të lartë si operatorë tregu dhe qëndrimin më të pacënueshëm në raport me dinjitetin e atij që ka punuar, ka derdhur djersë dhe tani nuk pranon asgjë më pak sesa kërkon fraza  “Elbasan Pazar”.

Kjo qasje metodologjike e kthjellët në tregti ishte një parashtrim i mrekullueshëm i markës territoriale përmbledhur në një frazë që lartësonte origjinën dhe përçonte pozicionimin më të lartë të mundshëm të markës së produktit.

Kjo fizionomi psikologjike e sjelljes në treg më vonë u bë përmasë përkufizuese e mënyrës së shkëmbimeve tregetare që Europa perëndimore adoptoi. Përballë një mendësie lindore që njihte “allishverish”-in si princip dhe “pazarin” tundues tërhiq-e-lësho si mekanizëm bindës, “Elbasan Pazar” u bë modeli i tregtisë dinjitoze. Këta njerëz e dinin pa asnjë mëdyshje vlerën e mallit të tyre, vlerën e punës së tyre dhe cilësinë e saj” shkruan ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit