Dy shtetas të huaj janë kapur nga policia kufitare në Rinas, kur po tentonin të hynin në Shqipëri me nga 20 mijë paund të fshehura në trup.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit anglez të identifikuar si W. A., 39 vjeç, banues në Londër, iu gjetën të fshehura në trup, 20 000 paund që iu sekuestruan.
Edhe shtetasja italiane E. M., 32 vjeçe, banuese në Londër, iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 000 paund që iu sekuestruan. Të dy janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.
Ndërkohë në dalje të Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në flagrancë shtetasja D. I., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi tentoi të kalonte kufirin me disa dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë diplomatike dhe dokumente pune), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi H. P., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasen D. I., për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.