-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfehet i penduari! Kush është “Dajo” dhe “Djali i ri” që porositën vrasjen në Tiranë?

Kryesoret

Dje në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës për vrasjen e Behar Sofisë. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ernejt Shyti tregoi njerëzit që porositën vrasjen e Behar Sofisë dy vite më parë në Tiranë. 28 ditë ka zgjatur vëzhgimi i Behar Sofisë nga Ernejt Shytaj, madje tregon edhe një episod konkret. Shyti rrëfeu edhe nofkat e dy njerëzve që e ndihmuan për vrasjen, “Dajo” është Skënder Vathi dhe “Djali i ri” është Lonard Xhixha.

“Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milionë Lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do t’i merrja 3 ditë pas ngjarjes.

Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur. Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di.

Ditën e krimit, nuk m’u shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë.

Për komunikim me anëtarët e grupit, kisha një telefon të markës “iPhone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha. Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shenjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit