-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U abuzua gjatë luftës në Kosovë kur ishte fëmijë, rrëfimi tronditës “Yllkës”!

Kryesoret

Historia e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është po aq e panjohur sa edhe numri i saktë i këtyre rasteve.

Traumat e tyre të patrajtuara i kanë vuajtur në disa raste edhe fëmijët e tyre. Radio Evropa e Lirë ju sjell rrëfimin e një nëne, e cila këtë ngjarje, më tragjiken, të jetës së saj e ka mbajtur sekret. Megjithatë, ajo ia doli. Forcën e gjeti te bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

Akrepat e orës në dhomën e vogël, por shumëngjyrëshe, tregonin kalimin e kohës. Por, për Yllkën, të veshur në ngjyrë kafe dhe të zezë, shpeshherë koha kthehet në vitin 1999, kur ajo ishte 18 vjeçe.

Të vetme në shtëpinë e familjes diku në rajonin e Llapit, Yllka dhe një familjare e saj, Drita, ishin përballur me forcat serbe. Atë ditë, Yllka ishte dhunuar në shtëpinë e saj.

“Te dera e shtëpisë kur shkoja [pas luftës], e kisha një ndjenjë… Por, mundohesha ta fshihja, që të mos e merrte vesh askush. Më vonë, i patën ndryshuar disa gjëra në shtëpi dhe nuk më dukej më si i njëjti vend”, rrëfen Yllka.

Me buzëqeshjen që i reflektohet edhe në sytë herë-herë të përlotur, Yllka tregon se, si fëmijë, ajo kishte qenë e hareshme, energjike dhe me shumë ëndrra për të ardhmen.

Ndërsa, duke pëshpëritur e me zërin që i mbytet nën tingujt e akrepave të orës, ajo tregon se si ajo ditë, 24 vjet më parë, ia ndryshoi jetën.

“Gjithçka kam pasur përpara. Por, lufta më shkatërroi”, thotë Yllka.

“Për një kohë, nuk kam qenë shumë mirë. Gjithçka më ka penguar, edhe dielli kur dilte. Nuk doja as diellin ta shihja me sy, as dritë, as asgjë”, shton ajo. (RRËFIMI I PLOTË NË REL)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit