Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë nesër Pashkët. Kremtimi nis që sonte me meshën e shenjtë të ngjalljes së Jezu Krishtit që mbahet në çdo kishë ortodokse në vend.
Në Tiranë, mesha do të kremtohet në Katedralen Ngjalla e Krishtit, nën drejtimin e Kryeposhkepit Anastas.
Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Jezu Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë festa kryesore e besimit të krishterë.
Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen dhe besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë natës së Pashkës. Pas meshës besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezët së pashkëve.