-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjen tre makina në veri, Prishtina: Është dora e Serbisë

Kryesoret

Policia e Kosovës njoftoi sot se janë djegur edhe tri vetura në veri të vendit. Ato i përkisnin një qytetari serb të Leposaviçit dhe nuk kishin targa “RKS”. Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi tha se “Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviçit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka iniciuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha Krasniqi. Për këtë kanë reaguar edhe nga Presidenca e Kosovës. Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, tha se strukturat ilegale të Serbisë janë duke i shënjestruar serbët që ata i shohin si bashkëpunues të institucioneve të Kosovës.

“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet kosovare. Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar ai në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit