Një person ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në zonën e Kunes në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim.
Viktima është 48-vjeçari Arjan Lazri nga Kallmeti i Lezhës
Punëtori sapo ka nisur punën në mëngjes ka rënë nga skela. Plagët që mori ishin të rënda.
Kolegët njoftuan ambulancën që e mori me shpejtësi, por punëtori vdiq rrugës për në spital.
Institucionet kanë nisur hetimet për kushtet e sigurisë në punë.