Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takimi elektoral në Kavajë.
Gjatë fjalës së tij Rama u përshkroi se si i kujtohej Kavaja para shumë vitesh duke e cilësuar se ishte vatër e dëshpërimit.
“Mu kujtua se si ishte hyrja e Kavajës kur morëm detyrën. Dukej realisht në atë kohë si hyrje në një vatër të dëshpërimit, të harresës, rrënimit. ishte e gjithë Kavaja.
I kam para syve pamjet e Kavajës dhe e kam parasysh punën, projektet dhe përpjekjet për të nisur ndryshimin e madh. Këtu në Kavajë, ndryshe nga shumicën e bashkive, na ndodh që ky qytet të kthehet në duart e atyre që në 30 vjet që kur ka zgjedhje, s’kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm se dinë të kujdesen për një bashki, apo fshat.
Më kujtohet kur Kavaja u kthye në duar e tyre të vetmet probleme që kishim me Kavajën nuk ishte se si të bënim një kopsht më shumë, apo si të krijojmë diçka të re, por e kishin mendjen te lejet e dhëna në rërë, në kundërshtim me çdo sens të së bukurës.
E vetmja gjë që mbaj mend kur e rimorën Kavajën ishte se si ky qytet të vihej në funksion të një grupi që vepronte si një bandë. Dua t’u them atyre që votojnë për ata,” u shpreh Rama.