-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet djali që dyshohet se vrau nënën: Futej te punët e mia personale

Kryesoret

Sot do të varroset 58-vjeçarja e cila u vra dje në Pejë nga djali i saj, Urim Hyseni. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes rreth orës 16:00 në banesën e viktimës në Kapeshnicë të Pejës.

Mësohet se koka e viktimës u gjet larg trupit, ndërsa burime për mediat thonë se djali pas vrasjes i ka pirë gjakun nënës së tij.

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja pas intervistimit për herë të parë Hysenit nga Prokuroria ka konkluduar se ai është në gjendje të paraqitet para gjykatësit.

Hyseni ka thënë se akti ka ardhur për shkak të problemeve me të ëmën, pasi që sipas tij ajo i përzihej në punët e tij personale. Mësohet po ashtu se i njëjti ka pranuar që ka kryer krimin dhe do mbrohet në heshtje.

Mësohet se autori ka qenë konsumues i lëndëve narkotike dhe më herët nuk ka pasur as edhe një rast të vetëm në polici për ndonjë vepër.

Autori i dyshuar për krimin mësohet se kishte pak kohë që ishte rikthyer nga Gjermania dhe do të rikthehej sërish pas disa ditësh.

I riu është në proces divorci me bashkëshorten për shkak të përkeqësimit të raporteve ku për këtë gjë e fajësonte edhe nënën e tij.

Nga ana tjetër mësohet se divorci me gruan ka ardhur si pasojë e ushtrimit të dhunës ndaj saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit