KQZ ka miratuar sot modelet e fletëve të votimit për kandidatët për kryetar bashkie në Tiranë, por edhe këshillat bashkiakë.
Në zgjedhjet e 14 Majit në fletën e votimit për këshillat bashkiakë në krah të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk do të jetë as emri i Ilir Metës dhe as i Sali Berishës.
Çështja shkaktoi debate të forta, por në fund Ilirjan Celibashi vendosi që ta pranonte kërkesën e koalicionit.