Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk ka regjistruar asnjë emër në fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Kjo gjë ka nxitur debate në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Eridian Salianji, përfaqësuesi i PS në KQZ, tha sot se nuk e kupton se pse nuk e duan emrin e Ilir Metës në fletën e votimit, dhe se kjo krijon konfuzion. PD zyrtare nuk shprehu interes. Çështja shkaktoi debat.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i la koalicionit një orë kohë që të japë emrin e drejtuesit dhe të vendoset në fletën e votimit.
Pjesë nga debati në KQZ
Eridian Salianji-PS: Këtu çuditërisht në këto zgjedhje kërkohet që të mos ketë logo dhe kryetar partie. Nuk e paragjykoj, por çadra e PL-së përfshirë edhe PD-në.
Altin Kaziaj-PL: Nuk do ta bëjmë shoë politik një fletë votimi, por që të orientohet votuesi dhe jo me emrat e personave të caktuar. Në 2015 dhe 2019 nuk kishte logo në fletën e votimit.
Indrit Sefa-PD: Kushdo ta heqë le ta heqë, ne e duam logon.
Ilirjan Celibashi qesh: U bë kjo çështja e logo… në vlerësimin tim duke qenë se logo është thelbësore.