-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ i hap rrugën e kandidimit Qerim Ismailajt, por e çon në prokurori

Kryesoret

KQZ i hap rrugën Qerim Ismailajt për të kandiduar për një tjetër mandat në bashkinë e Mallakastrës, por e çon në prokurori për hetim të thelluar. Kryebashkiaku socialist u dënua me 6 muaj burg të cilat u konvertuan në 40 orë pune në shërbim të komunitetit, për shkak të fshehjes së dënimit në Greqi.

Kjo për PD-në është e mjaftueshme që të mos lejohet që të kandidojë pasi preket nga dekriminalizimi. Por PS mendon ndryshe. Në fund, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se “subjekti nuk ka ndalim për këtë shkak për të ndaluar kandidmin. Në rastin në fjalë subjekti nuk është as i rehabilituar, as i dënuar me kusht, apo ndonjë formë tjetër. Vlerësoj që nuk ka ndalim” tha ai.

Por çështja nuk u mbyll këtu. “Tej kësaj, meqë edhe kjo në respektim formal të ligjit meqëse në formularin e tij ai pyetjeve; a keni jetuar jashtë Shqipërisë më shumë se njëherë i është përgjigjur me “PO” dhe a keni qenë në hetim apo gjykim, i është përgjigjur me “PO” është rasti për ta dërguar për hetim të thelluar nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që më parë janë vlerësuar. Si komisioner nuk mund të marr të mirëqenë që bëhet fjalë për këto raste. Duhet të presim informacion nga prokuroria” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit