Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se Serbia nuk e ka asnjë detyrim nga Marrëveshja e Ohrit.
Ajo gjithashtu shtoi se Kosova e ka detyrim themelimin e Asociacionit. Por nga ana tjetër Bërnabiç pretendoi se nuk beson që Kosova do ta bëjë Asociacionin.
“Nuk besoj se do të ndodhë,” tha ajo për Blic.rs.
Bërnabiç u shpreh se opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën sepse nuk ka një agjendë reale politike, prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve.
Bërnabiç tha se protestat e opozitës nuk shqetësohen për Kosovën dhe se frika e tyre është false, sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër si agjendë politike.