Nuk u lodh për asnjë moment në 30 vite duke kënduar live për të gjithë ata që e duan muzikën e saj.
E ftuar në “Why Not”, këngëtarja Aurela Gaçe tha se do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë.
“Në vitet që jetojmë unë kam zgjedhur të lodhem shumë dhe të jem live para publikut, lodhem shumë, por më mirë le të lodhem duke e bërë realisht se mbushem vetë dhe kënaqem vetë. Kur kënaqem vetë e përcjell te ata që më dëgjojnë. Më mirë më pak vite në skenë dhe le të fshihet ai zëri dalëngadalë sesa të bëj sikur përpara njerëzve e kam të pamundur. I bie të gënjej veten time. Veten nuk kam për ta gënjyer asnjë ditë të jetës”.