Prokuroria ka intervistuar të dyshuarin e arrestuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë ku janë shprehur që kërkojnë paraburgim për të dyshuarin, Urim Hyseni.
Intervistimin e të dyshuarit e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Asden Mekaj.
“Ajo që ndodhi sot është procedurë standarde në secilin rast, pra prokuroria kërkoj masën e paraburgimit, unë kundërshtova duke arsyetuar se klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik,” ka thënë Mekaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën “Mbreti Zog”, të lagjes Kaeshnica. E ndjera është vrarë në shtëpinë e saj.
Hyrije Hyseni pritet të varroset sot rreth orës 17:00. Ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat e qytetit në Pejë, ka njoftuar familja, e cila sot ka hapur dyert e mortit.