Bayern Munich vazhdon të shqetësohet me paraqitjet e tyre, pasi, pas humbjes së rëndë të mesjavës jashtë fushe me 3-0 nga Manchester City në Champions League. Bavarezët janë bllokuar dhe në Bundesliga duke barazuar 1-1 në shtëpi me Hoffenheim.
Sigurisht, nëse merret parasysh incidenti mes Sadio Mane dhe Leroy Sane që ndodhi pak pas ndeshjes në Etihad me “qytetarët”, atëherë kuptohet se atmosfera në radhët e kampionëve të Gjermanisë nuk është më e mira.
Në ndeshjen e sotme, të gjithë sytë ishin për Sane, dhe jo pa arsye, pasi mesfushori gjerman bëri paraqitjen e tij të parë publike pas goditjes që mori nga shoku i tij i skuadrës.
Siç mund ta shihni në fotonm buza e sipërme e anësorit 27-vjeçar është ende e fryrë nga grushti që mori, pavarësisht se kanë kaluar katër ditë nga ngjarja. Kujtojmë se ish-asi i Liverpool-it u dënua me një gjobë nga administrata bavareze, pasi u gjobit me 500 mijë euro, ndërsa u përjashtua edhe nga ndeshja e sotme.