14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri për “Instagram”-in Luizit, ç’ndodhi mes familjes së këngëtarit dhe produksionit të BBV

Kryesoret

Që prej hyrjes në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik. Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku ka për këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku “Instagram”-i i tij në shumë pak kohë arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.

Mirëpo, profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”. Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të “Instagram”-it të tij, por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit, duke fshirë kështu çdo postim të tij.

Por tashmë profili i tij është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër. Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë. Kujtojmë se kunati i Luizit njoftoi asokohe se produksioni ka tentuar të marrë “Instagram”-in e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri u shpreh se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.

“Duke iu përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj, ju informoj se nga faqja zyrtare që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e ‘Big Brother’, pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrim i kanë kaluar ‘Top Channel’. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë, në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit