Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Durrës. Dy persona, të rinj janë qëlluar me armë zjarri.
Të plagosurit janë Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu të dy nga 21 vjeç, të cilët u qëlluan me armë zjarri nga Klajdi Mansaku. 25-vjeç që është shpallur në kërkim.
Paraprakisht mësohet se shkak i sherrit ka qenë një sherr në rrjetet sociale, “Tik Tok” dhe më pas janë takuar për t’u sqaruar, por kanë përfunduar te plumbat. Të plagosurit janë dërguar në spital.
Sherr në “Tik Tok”! Dy të rinj qëllohen me armë zjarri në Durrës
“Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi Klajdi Mansaku rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin Mario Vrioni (kushuri i shtetasit Jurgen Vrioni) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V.
Shtetasi Mario Vrioni pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin Jurgen Vrioni dhe shtetasin Arben Haxhiu (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për t’u sqaruar me shtetasin Klajdi Mansaku. Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit Mario Vrioni dhe është larguar menjëherë.
“Hajde këtu të sqarohemi”! Si nisi dhe u mbyll sherri me plumba në Durrës?
Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi Jurgen Vrioni i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi Arben Haxhiu që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën” deklaron policia.