Në zgjedhjet e 14 Majit në fletën e votimit për këshillat bashkiakë në krah të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk do të jetë as emri i Ilir Metës dhe as i Sali Berishës. Çështja shkaktoi debate të forta, por në fund Ilirjan Celibashi vendosi që ta pranonte kërkesën e koalicionit.
“Në lidhje me plotësimin e përmbajtjes së fletës së votimit kemi marrë konfirmimin që nuk kanë interes për të vendosur emrin e ndonjërit prej kryetarëve të partive në fletën e votimit. Nuk do të kemi emrin e kryetarit të partive në fletën e votimit” tha ai.
Koalicioni Berisha-Meta pa kryetar! Celibashi qesh dhe vendos ultimatum (LIVE-Debati)