Gleard Gusholli është 31-vjeçari i cili është arrestuar ditën e sotme pasi i hoqi lirinë për një javë dhe dhunoi bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.
Gjithashtu janë arrestuar 4 shtetas të tjerë Besmir Nurçellari e Arjan Sheta, Erlind dhe Bledi Kateshi që nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Mësohet se në banesën e Gleard Gushollit u gjetën mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.