Thirrjet dhe ‘kërcënimet’ e kryeministrit britanik, Rishi Sunka, nxitën të rinjtë shqiptarë të frymëozhen për të shpejtuar drejt Britanisë së Madhe, me gomone duke ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm.
“The Mirror” shkruan se bandat kriminale madje shfrytëzuan edhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth 2 dhe largimin e Boris Johnson nga posti i kryeministrit për të rritur mundësitë për të ndërmarrë një udhëtim me gomone, me qëllim emigrimin drejt MB.
Dr Krish Kandiah i Fondacionit Sanctuary ka folur për “The Mirror” pas një ekspedite që ka zhvilluar në vend për të mbledhur fakte dhe për të dekurajuar të rinjtë të mos e ndërmarrim një udhëtim të tillë të rrezikshëm.
Ai paralajmëroi se shumë të rinj do të bëjnë kalimin e rrezikshëm nëse nuk bëhet më shumë për të hapur rrugët ligjore dhe për të ulur varfërinë në vend.
“Ata duan të gjejnë mënyra për të synuar ndihmën për pjesët më të varfra të vendit, kështu që të rinjtë do të shohin një të ardhme për veten e tyre”, tha Dr. Krish duke nënvizuar se faktori kryesor që poi shtyn të rinjtë të emigrojnë në rrugë të rrezikshme është varfëria.