-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Gramshi ironizon fushatën e Ramës: Mashtrim banal i papërgjegjshëm

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e Gramshit ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë për zgjedhjet e 14 majin, Hasim Çekrezi.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka marrë lopatën për të mbjellur pemë por sipas tij ai dëshiron t’u hedhë dhe qytetarëve pemë.

Çfarë po ndodh tani? E keni vënë re ju, ka kapur lopatën tani dhe kalojnë nga rrethi në rreth me lopatë në dorë se gjoja po mbjellin pemë. Prisni, me dheun e asaj lopate ai në radhë të parë do të ju hedhë hi syve qytetarëve, se nuk është i zoti të ballafaqohet në asnjë rast me asnjë kandidat tonë në asnjë bashki.

Sille atë, sille këtu. Të ju pyes një gjë. A duhet që të përballemi në televizor njëri me tjetrin dhe të ua themi të vërtetat njëri-tjetrit para jush. Këta se pranojnë, nuk ka kandidat të tyre. Këta janë si hije, nuk dalin në asnjë ekran televiziv. Dhe pastaj merr lopatën dhe mendon se do të ju mashtrojë me lopatën. Merr lopatën dhe do të mbjellë gjithsej, 3600 pemë.

Po ku e kanë hallin, e kanë hallin tek pylli 1 milion, që bashkë me Erion Veliajn pretendojnë se kanë mbjellë 1 mln pemë në Tiranë. Por të ju them të vërtetën. Kur bëra llogaritë dhe e shihja se ishte e turpshme, një mashtrim banal i papërgjegjshëm, ato 1 milion pemë, duan të paktën 6-9 mijë hektarë. Kurse parku i liqenit ka 32 mijë pemë.Vetëkuptohet se në 1 milionë pemë kanë vjedhur paratë për 990 mijë fidanë. u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit