Shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover zhvilloi sot takime me përfaqësues të opozitës. Glover ishte fillimisht në zyrën e Partisë së Lirisë, atje ku u prit nga kreu i kësaj force politike, Ilir Meta.
Takimet vijuan më pas në selinë e PD-së me Sali Berishën dhe Oerd Bylykbashin. Surprizë ishte lëvizja e Glover për të takuar Berishën, referuar qëndrimet e forta të SHBA-BE dhe Britanisë.
Por çfarë u diskutua? Sali Berisha, tha se i foli Gloverit në emër të PD-së zyrtare, pavarësisht se gjykata njeh Enkelejd Alibeajn.
“Zonja Glover ishte tek ne në një takim për t’u informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD-së, të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri.
Unë them se ne paraqitëm të gjithë problematikën” tha ai. Nesër, takimet Glover pritet t’i vijojë edhe me Enkelejd Alibeajn.