-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daçiç: Nuk shkoj në Strasburg nëse iniciohet procedura për pranim të Kosovës në KiE

Kryesoret

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se ai nuk synon të shkojë në Strasburg të martën, në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.

Ai ka thënë në një konferencë për media, pas takimit me ministren e Jashtme të Gabonit, Yolanda Nijonde, se në 10-vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit – mes Kosovës dhe Serbisë – është bërë e ditur që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, do të nisë procedurat për pranimin e Kosovës në atë institucion.

“Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Bruselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Daçiç.

Shefi i diplomacisë së Serbisë, ka thënë se Këshilli i Evropës nuk e ka pranuar kurrë një entitet që nuk është shtet, dhe se nuk mund të diskutohet për mbrojtjen e integritetit të Ukrainës, pa e diskutuar integritetin e Serbisë.

Kosova e ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. Për ta shqyrtuar kërkesën e Kosovës, duhet të ekzistojë pajtueshmëri mes dy të tretave të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit