-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i Subashit i jep 100 mln Lekë me “karton të kuq” oligarkut të semaforëve

Kryesoret

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në bashkinë e Fierit ka firmosur një tender 97 milionë lekë për shërbimin e sinjalistikës horizontale për rrugët qytetit.

Tenderi mban firmën e Ludovik Tarajt, që është drejtori i ndërmarrjes, në varësi direkte nga kryetari i bashkisë Armando Subashi, i cili kandidon për një tjetër mandat.

Tenderi me vlerë limit 10 milionë u fitua thuajse afër shumës që kishte vendosur në dispozicion bashkia. Në garë morën pjesën “IDK-KONSTRUKSION SHPK” dhe “SI.SI-AL sh.p.k”.

Fitues me tre milionë lekë më pak se fondi limit u shpall “IDK – Konstruksion”, kompani në emër të Gramos Dalipit, i cili është etiketuar në disa shkrime në media si “oligarku i semaforëve” për shkak të tenderave të shumtë që ka fituar për sinjalistikën rrugore.

Por, skualifikimi i kompanisë “SI.SI-AL sh.p.k” ka ngritur dyshime të forta nga faqja që monitoron prokurimet publike duke ngritur “kartonin e kuq” për këtë procedurë prokurimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit