Vajza 28-vjeçare që u mbajt peng për gati një javë dhe u dhunua nga bashkëjetuesi i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli në Tiranë ka treguar se janë njohur në Gjermani dhe se për hir të lidhjes së dashurisë u rikthye në Shqipëri. Avokati Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij. “Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës”, ka deklaruar Cenko.
Vajza ndodhet aktualisht në spital dhe gjendja saj shëndetësore është e mirë. Sipas dëshmisë së saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli xheloz dyshohet që të gjitha veprimet i ka kryer gjatë kohës që ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike, kjo dhe për shkak të drogës që u gjet në banesën ku u mbajt e dhunua 28-vjeçarja.
Për ngjarjen janë arrestuar edhe katër persona të tjerë. Dy prej të cilëve, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi, akuzohen se ndihmuan autorin të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Arjan Sheta dhe Besmir Nurçellari akuzohen për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave.
28-vjeçarja dhunohej dhe goditej me sende të forta, mes të cilave me këmbën e një karrigeje. “Tentova të hidhem nga kati i pestë” ka treguar ajo. Ka qenë motra e autorit së bashku me një vajzë tjetër që e çuan fillimisht në ambientet e një klinike private në afërsi të komisariatit 28-vjeçaren. Më pas kanë qenë mjekët e klinikës që kanë njoftuar policinë. Të rinjtë janë njohur në Gjermani, ku vajza punonte infermiere.
Xheloz dhe i droguar! Detaje të reja, si e mori i riu peng të dashurën në Tiranë?