Fiton Izmir Smajlaj. Atleti shqiptar është shpallur i pafajshëm dhe tani mund të rikthehet në aktivitete.
Atleti ka qenë i akuzuar për manipulim rezultati në bashkëpunim, ku ishte i përfshirë edhe Nikolin Dionisi, sekretar i përgjithshëm i FSHA.
Dënimet i mori federata. Nikolin Dionisi, ish-sekretari i Federatës së Atletikës, i cili pranoi fajin dhe me gjykim të shkurtuar u dënua me 4 vite pezullim dhe presidenti aktual i FSHA, Gjergj Ruli me 5 vite.
Më 19 maj Federata Shqiptare e Atletikës do të mbajë asamblenë për zgjedhjen e strukturave të reja.