Shef i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Blerim Vela për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka deklaruar se Qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri.
Ky reagim ka ardhur pas një deklarate të lëshuar nga qeveria e Serbisë për zgjedhjet në veri ku sipas Velës është dëshmi e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhje.
“Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre,” shkroi Vela në Twitter.
This is a prima facie evidence of Serbia’s attempt to interfere with local elections in north Kosovo.
Such foreign election interference aims to disrupt the whole election process and intimidate local Serbs from exercising their democratic right to elect their representatives. pic.twitter.com/qPfI9x7SpW
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 17, 2023