Partia Demokratike e vulës së Enkelejd Alibeaj ka çelur ditën e sotme fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Fushatë e cila u çel në Tiranë me prezantimin e kandidatit të Pd-së për Partinë Demokratike, Roland Bejko.
Gjatë fjalës së tij Bejko shprehu mirënjohjen për demokratët për mbështetjen e shfaqur ditët e fundit.
Nga ana tjetër ka bërë thirje për ish-kryeminsitrin, Sali Berisha të heqë dorë nga sulmet kundrejt PD-së.
“Nuk ka motivim më të madh se mbështetja dhe inkurajimi juaj dhe i gjithë shqiptarët. Tirana është zemra e Shqipësisë, është qyteTi na ka pritur me krah hapur. Ndihemi nderuar dhe i respektuar si kandidat i Tiranës për partinë demokratike.
Këte kandidim kam pranuar me besimin me te madh nga mbeshteja juaj. Unë nuk i iki betejave, nuk u iki demokratëve. Asnjëhere në 33 vite pjesë Pd nuk kursyer në asnjë moment, une jam njeri prej jush.
Nuk do te stepesha ta beja edhe kësaj here, ku lipset kontributi i tyre. E shoh politikën kontribut dhe jo përfitim. Si mund te pranoja une qe demokratet ne Tiranë te përfaqësoheshin nga një non grata, i izoluar nga politika perëndimore. Si mund te përfaqësohemi nga nje socialst si Ilir Meta. Nuk mund ta pranonin nje poshtërim te tille.
Kjo eshte tradhëti historike, një thikë pas shpine që i ka fut Berisha, pabesia me e madhe që u ka bere demokratëve.
Kam edhe një thirrje për Berishën, hiqni dore nga sulmet mbi partinë demokratike, hiqni dore nga pengimi i PD per ta cuar Shqiperine ne Europë. Berisha hiqi gishtat nga sytë e demokartëve,” u shpreh Bejko.