Partia Demokratike ka nisur ditën e sotme çeljen e fushatës për zgjedhjet e 14 majit.
Pjesë e takimit është edhe kreu i PD-së vulës, Enkelejd Alibeaj i cili e nisi fjalën e tij me 1 minutë heshtje në nder të gazetarit dhe mikut të tij, Nebil Çika.
“Nuk mund ta pranojne qe ne Shqiperi ka njerez te lire, sepse njerezit dhe pushtetin duan t i kenë ne kontroll. E dine se PD e çliruar nga mëkatet dhe dileme me moral te larte politik është një kërcenim per pushtetin e tyre.
Partite dhe institucionet ja kane marre frymen per 32 vite Shqipërisë. Oligarket, poltiken mediat i kane bashke.
Jane bashkë me Edi ramen, ditën zihen, naten ndajnë perfitimet financiere.
Mediat dhe taborët e Berishes ngrihen kundër meje se ngrita një pyetje: Ku i gjejnë paratë për fushatën Pyetni oligarkët aty i gjeni pergjigjet.
Ne te gjithë sot duhet te themi forte qe Rama është ne pushtet nga Meta dhe Berisha. Është koha te tregojme se kush jemi ne,” u shpeh Alibeaj.