-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunoi barbarisht partneren, burg për Gleard Gushollin

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë me burg për 31-vjeçarin Gleard Gushollin, i cili mori peng dhe dhunoi barbarisht partneren e tij  një 28-vjeçare.

Miqë e tij dhe kunati të cilët e ndihmuan që të tentonte të arratisej u është caktuar masa  detyrim paraqitjeje.

Vetë e reja, e cila ndodhet në spital pas një operacioni, ka deklaruar se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa sipas saj, kjo nuk ishte hera e parë që ai e dhunonte.

“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna”, ka thënë e reja.

Gjithashut edhe avokati i së resë, kërkoi rikualifikim të veprave penale që rëndojnë mbi 31-vjeçarin, në pengmarrje dhe tentativë vrasje.

Gleard Gusholli dyshohet që të gjitha veprimet i ka kryer gjatë kohës që ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se u bë xhelozia, pasi në deklarimet e para që ka dhënë para hetuesve, Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit