Në foto tregohen dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol në banesën e Muahmet Dukës, babait të kreut të klanit ‘Duka’, Leonard Duka.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar pasi banesa prej 4 muajsh ka qenë e pabanuar.
Muhamet Duka është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin.
Leonard Duka i cili u arrestua më shkurt të këtij viti nga autoritetet belge në Bruksel njihet si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, edhe pse më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht për këtë aktivitet.
Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathë, Santiago Malkon.
Kujtojmë që një muaj më parë u sulmua dhe biznesi i Fatjon Muratit një tjetër emër i njohur për botën e krimit dhe armik i Ervis Martinajt.
I vendosën tritol në banesë, flet babai i armikut të Ervis Martinajt