-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furgoni plot me ndihma para zgjedhjeve, kandidati i PS: Djali ndodhej në vendin e gabuar

Kryesoret

Policia e Shtetit njoftoi të martën se në qytetin e Hasit është ndaluar një furgon me pako ndihmash me etiketën “Rezerva Materiale Shtetërore”, pas denoncimeve se po përdoreshin nga kandidati socialist për kryebashkiak për blerje votash.

Në mbrëmjen e së hënës një grup personash që i përkisnin stafit elektoral të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Myftar Dauti,  kanë bllokuar në qendër të qytetit automjetin furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M.  Sipas policisë këta persona kërkuan ndërhyrjen e policisë me pretendimin se, -“ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik”.

“Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë”- njofton Policia e Shtetit.

Në një deklaratë për media Akil Kraja nga koalicioni i partive opozitare ‘Bashkë Fitojmë’ e akuzoi kandidatin socialist të Hasit se ka ngritur “një strukturë të organizuar shtetërore në devijimin e votës së 14-Majit”

“Ky përbën një krim zgjedhor të padiskutueshëm”- tha Kraja duke i kërkuar organeve hetuese që të japin përgjigje për rastin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit