-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaso: Mafia e plehrave dhe votave shtrin tentakulat edhe në Vaun e Dejës

Kryesoret

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Sali Berishës, Ivi Kaso denoncoi sot se mafia e plehrave po shtrin tentakulat në Vaun e Dejës duke vjedhur miliona lekë nga xhepat e taksapaguesve. Në një deklaratë për media, Kaso sqaroi si po vihet në bashkinë veriore.

“Mafia e plehrave dhe votave, që ka gllabëruar miliona euro me inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes edhe në Vaun e Dejës.

Vjedhja e rradhës e Bashkisë Vau Dejës finalizohet më 17 qershor 2022, kur shoqëria koncesionare e landfillit të Bushatit iu drejtua Gjykatës së Shkodrës, me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017 – Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.

Gjykata më 13 shtator 2022, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, vendosi të pranojë kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën e 685 milionë lekëve” tha Kaso (Lexo këtu të plotë).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit