-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vendosi tritolin në shtëpinë e babit të armikut të Ervis Martinajt?

Kryesoret

Është vënë lëndë plasëse në një banesë është në pronësi të Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës.

Sipas njoftimit të policisë nuk ka të lënduar pasi nuk ka pasur njerëz në banesë. Gjithashtu raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Leonard Duka i cili u arrestua më shkurt të këtij viti nga autoritetet belge në Bruksel njihet si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, edhe pse më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht për këtë aktivitet.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathë, Santiago Malkon.

Kujtojmë që një muaj më parë u sulmua dhe biznesi i Fatjon Muratit një tjetër emër i njohur për botën e krimit dhe armik i Ervis Martinajt.

A mund të ketë gisht “mbreti i lojërave të fatit” i cili aktualisht është i zhdukur në këto ngjarje?

Tritol në shtëpinë e “mbretit” të drogës në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit