Real Madridi ka sigurua një tjetër fitore mbrëmjen e sotme kudër Chelsea në ndeshjen e kthimit për fazën kualifikuese në çerek finale të Champions League.
Madrilenët arritën të shënonin nga 2 gola si në Santiago Bernabeu dhe Stamford Bridge.
Blutë e nisën më furishëm ndeshjen, duke mbajtur nën presion Los Blancos.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe spektakli nisi në minutën e 58-të kur Vinicius Junior asistoi te Rodrygo, që realizoi golin e parë të ndeshjes.
Real Madridi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytën, sërish me anë të Rodrygos, që u asistua prej Fede Valverdes në minutën e 80-të për 2-0.
Los Blancos ia dolën që të kalojnë Blutë me lehtësi, për të shkuar në gjysmëfinale, aty ku e presin fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut.