-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inati i vjetër! Kush janë dy të rinjtë që përplasën shënjestrën me “Hummer”?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku dy persona me një “Hummer” i zunë pritë, i godinën makinën dhe kanosën një 39-vjeçar në Qafë Plloçë. Dy protagonistët kanë qenë Mario Xhangolli 30 vjeç dhe Sindi Syzo 28 vjeç që kanë përplasur me dashje mjetin e Eris Çekanit 39 vjeç, banues në Pogradec.

Pas përplasjes, të dy kanë dalë nga automjeti dhe kanë kanosur Çekanin duke e sharë, ofenduar dhe kërcënuar më pas i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja.

Por gjatë largimit për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Dy të rinjtë braktisën “Hummer”-in dhe ikën me shpejtësi duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka shpallur në kërkim autorët.

Konflikti e ka zanafillën disa ditë më parë kur Çekanit, i kishin vendosur GPS poshtë mjetit. Për këtë ngjarje ai akuzoi Syzon. Personat në fjalë kanë pasur shpesh përplasje.

Kohë më parë e njëjta ngjarje si sot u shënua në Elbasan, ku Çekani u ndoq dhe më pas u përplas nga një makinë tip Golf, ku brenda kësaj makine dyshohet se kanë qenë Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli.

Dy të rinj i zënë pritë dhe përplasin me “Hummer” shënjestrën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit