Partia Socialiste shkel premtimin e parë sapo nisi fushata. Disa javë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se fushata këtë herë do të jetë ndryshe për socialistët, pa mitingje, apo grumbullime të mëdha dhe me shpenzime të vogla, jo postera dhe banderola por lekët do të shkonin për të mbjellë pemë.
Por vetëm pak ditë pasi nisi fushata zyrtarisht Tirana është bombarduar me postera dhe banderola të mëdha në rrugët kryesore të kryeministrit Edi Rama. Një tjetër aspekt interesant është fakti që pavarësisht se janë zgjedhje lokale, kryesocialisti i ka politizuar maksimalisht.
Në asnjë prej posterave në Tiranë nuk shfaqet kandidati për një tjetër mandat në krye të bashkisë, Erion Veliaj, por vetëm Edi Rama në cdo cep. Vetë është në regjim shtrati për shkak të problemeve shëndetësore, operacionit që realizoi dje, por vizualisht në cdo hap në Tiranë përpara të shfaqet Edi Rama, ndoshta fushatës së pemëve u “doli boja”.