-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA ngre akuza për veprime të fshehta policore në emër të Kinës në territorin amerikan

Kryesoret

Dy banorë të qytetit të Nju Jorkut të arrestuar nga FBI-ja të hënën nën dyshimet se po drejtonin një stacion sekret të paligjshëm policor për llogari të Kinës në lagjen kineze të qytetit, u liruan me kusht pas daljes fillestare në gjykatë. Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi gjithashtu për akuza ndaj 44 oficerëve kinezë të sigurisë në lidhje me përpjekjet e Kinës për të goditur disidentët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Kina i mohoi sot akuzat dhe i quajti ato veprime politike.

Liu Jianwang dhe Chen Jinping përballen me akuza për një komplot duke vepruar si agjentë të qeverisë së Kinës pa informuar autoritetet amerikane dhe për pengim të drejtësisë, thanë prokurorët.

Asnjëri prej tyre nuk pranoi, ose hodhi poshtë fajësinë të hënën.

“Në të paktën një rast, një zyrtar i Policisë Kombëtare Kineze udhëzoi një nga të pandehurit, një shtetas amerikan, që punonte në stacionin e policisë sekrete për të ndihmuar në gjetjen e një aktivisti pro-demokracisë me origjinë kineze, që jetonte në Kaliforni. Kjo do të thotë se policia kombëtare kineze duket se ka përdorur stacionin për të gjurmuar një banor amerikan në territorin e Shteteve të Bashkuara. Dy të pandehurit, arrestimet e të cilëve po njoftojmë sot, shkatërruan provat e komunikimit me policinë kombëtare kineze kur mësuan për hetimin e FBI-së. Këta dy të pandehur e dinin se po fshihnin diçka dhe penguan drejtësinë, kur u përpoqën të pengonin FBI-në të merrte informacionet e plota për atë që ata po bënin.”

Sipas prokurorëve, dy të pandehurit hapën stacionin e Nju Jorkut në shkurt 2022 dhe e mbyllën atë në tetor, pasi morën vesh për hetimin e FBI-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit