Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicën e Jugut, ku ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
Pas procedurave të intervistimit, i dyshuari, i cili është i mitur, është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është hapur një rast për mbajtjen e armës pa leje.