Një gjë është e sigurt në 14 Maj, që gara do të jetë mjaft e fortë në Shkodër. Bastioni blu që Edi Rama nuk e ka thyer kurrë.
Dy rivalët për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia i koalicionit të Berishës dhe Benet Beci i Ramës kanë shtrënguar duart në një iftar.
Fotoja po bën xhiron në rrjetet sociale duke përshëndetur gjestin. Benet Beci shkruan se iftari ishte një mundësi për reflektim dhe respekt për njëri tjetrin.
“Në iftarin e shtruar mbrëmë nga shoqata V.H.K “Instambul”, një mundësi për reflektim, përulje e respekt për njëri-tjetrin!”, shkruan Beci ne postimin e tij.